Arrestohet një zyrtar komunal në Mitrovicë, dyshohet për ryshfet

"Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove", thuhet në njoftimin e policisë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar komunal me inicialet B.S në Mitrovicë, nën dyshimin se ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një grandi që lidhet me riatdhesimin.

I njëjti dyshohet të ketë marrë ryshfet në shumën prej 200 eurove.

“Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,Isa Boletini’ në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin, pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove. Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë është iniciuar rasti “marrja e ryshfetit”, ku është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika