Një person është arrestuar të mërkurën, më 26 shkurt, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në komunën e Parteshit.
Dy të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndodhen ende në arrati.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti daton që nga marsi i vitit 2020, kur të dyshuarit dyshohet se në zyrat e gjendjes civile të kësaj komune kanë kryer falsifikime dokumentesh.
“Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.