Arrestohet njëri nga të dyshuarit që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it me vrasje në Prizren

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit që kërcënuan pjesëtarët italian të KFOR-it me vrasje, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Lidhur me këtë ngjarje për Portalin Dukagjini ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 10:10, policia ka marrë informatën se në fshatin Lubiçevë, dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se përderisa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke u thënë ’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve’”, tha ai për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika