Arrestohet pa asnjë dokument në Jarinjë, personi rezulton i dyshuar për vjedhje të një veture

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raportimi për dokumente të humbura

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raportimi për dokumente të humbura.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, pas kontrollit të policisë, personi ka rezultuar se është i dyshuar për vjedhje të një veture në Deçan.

Policia e ka gjetur veturën e vjedhur në jug të Mitrovicës.

“Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre në Pikën e Kalimit Kufitar-Jarinje në dalje, sot më 12.01.2024, rreth orës 01:55, gjatë kontrollimit kufitar të udhëtarëve, në autobusin e vijës së rregullt Mitrovicë-Beograd, është hasur personin V.O., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), i cili nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveç një raporti mbi ‘raportimin e dokumenteve të humbura’”, thuhet në komunikatë.

Policia, me qëllim të verifikimit të identitetit të personit dhe sqarimit të rrethanave, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore.

“Gjatë realizimit të procedurave policore, ka rezultuar se personi është i dyshuar për vjedhje të automjetit më 11.01.2024 rreth orës 21:30 në një fshat të Deçanit. Rasti është raportuar në Stacionin Policor Deçan, gjersa është zbuluar edhe vendndodhja e veturës së vjedhur (rruga ‘Isa Boletini’ Mitrovicë Jugu)”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës së policisë, gjatë kontrollit të detajuar, personit të dyshuar i janë gjetur një palë çelësa, që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika