Arrestohet personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është ndaluar për 48 orë

Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor një person, njëherësh një shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, ai është i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale si “Vjedhje të rënda’’, “Vjedhje’’ dhe “Vjedhje në tentativë’’ në disa fshatra të Komunës së Vitisë.

Bëhet e ditur se ai me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika