Arrestohet personi i kërkuar në Kaçanik

Këtë të diel në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, është arrestuar një 41-vjeçar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Të dielën e 20 gushtit rreth orës 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, është arrestuar një 41-vjeçar, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke shtuar se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika