Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor të dielën e 26 nëntorit në një pikë kontrolli rutinë me radar ka ndaluar një automjet me tabelat vendore (01).
Policia njofton se kjo veturë është ndaluar rreth orës 20:50 në rrugën e Kamenicës, të cilin e drejtonte A. A. shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
“I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.