Arrestohet personi në kërkim, bashkë me të edhe dy persona të tjerë që e ndihmuan, iu gjendet sasi e drogës dhe dëshmi të tjera

Është arrestuar personi në kërkim në Gjilan, bashkë me të edhe dy persona tjerë që e ndihmuan, iu gjendet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës njofton se të martën e 13 qershorit, rreth orës 18:30, është bërë lokalzimi i personit të caktuar me inicialet B.A në Gjilan.

“Me datë 13.06.2023 rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt, është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale (B. A.)”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se personi i kërkuar ndodhej në automjet edhe me dy persona të tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan, por pas paralajmërimit nga Policia, ngasësi ka tentuar t’i japë vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policorë.

“I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Pas veprimeve policore është arritur të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë
kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim: një peshore elektronike, para të gatshme (70) euro, substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.), substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.), elefon mobil – IPHONE, telefon mobil- IPHONE X dhe veturë Golf V me targa vendore.

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit tre (3) personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika