Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkuren e 16 nëntorit ka arrestuar një mashkull me inicialet D.Sh., 47 vjeç, pasi i njëjti dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e cila dyshohet të jetë e vjedhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pajisja për ekzaminime shëndetësore siç njofton Policia e Kosovës arrin vlerën rreth 45 mijë euro.
Kësisoj, Policia ka bërë të ditur se personi i lart cekur është arrestuar për veprën, “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”.
“Pas sekuestrimit të pajisjes ( e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj personit të dyshuar: D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”, ka shkruar PK në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Tutje, në postimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë- Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë në rajonin e Prishtinës.