Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar personi me inicialet XH.U, i cili dyshohet se për mashtrim me subvencione.
Xh.U, dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme duke paraqitur të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim, në vitin 2020 ka përfituar dhjetëra mijë euro nga subvencionet.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.