Një mashkull kosovar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor’’, njofton Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës bën të ditur se në bazë të Nenin 185 i KPRK-së personi do të dënohet me burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditësh (180).
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, kanë shkruar në njoftim policia e vendit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 26.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar V.L. (1996).Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor’’ nga Neni 185 i KPRK-së me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë (180) ditësh”, shkruan Policia e Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Kësisoj Policia e Kosovës, ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që të identifikojnë personat të cilët kërkohen nga organet e rendit.