Arrestohet personi që u arratis teksa po përcillej në Gjykatën Themelore në Gjakovë

I paraburgosuri G.K që ishte arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës, më 29 dhjetor, këtë të martë është arrestuar dhe është kthyer prapë në qendrën e paraburgimit

Ilustrim

Shërbimi Korremtues i Kosoves ka njoftuar se është arrestuar dhe është kthyer prapë në qendrën e paraburgimit i paraburgosuri G.K, i cili ishte arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës, më 29 dhjetor.

Tutje njoftohet se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar procedura hetimore, si nga Prokuroria e Shtetit, ashtu edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

ShKK-ja ka njoftuar të enjtën e 29 dhjetorit se një person i akuzuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” është arratisur nga automjeti që po transportohej për në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar  për vepër penale lëndim i lehtë trupor,  është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ShKK e ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës për t’i hetuar rrethanat e arratisjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika