Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës , sot [e dielë] ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë, 2.500 euro para të gatshme si dhe dy telefona celular nga vetura e një të dyshuari.
Policia e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar të dielën se i dyshuari me shtetësi kroate dhe shqiptare, me inicialet A.L është arrestuar pasi u kap me lëndën narkotike në dalje të Kosovës.
“Janë gjetur tek një automjet me targa kroate i cili drejtohej nga një shqiptar shtetas kosovar dhe kroat. Automjeti ka qenë duke dalur nga nga territori i Kosovës. Në bagazh të kamufluar janë gjetur 20 pako Heroinë. Në pjesë të brendshme janë gjetur të fshehura para në vlerë 2500 euro dhe një celular”, tha Murseli.
I dyshuari, sipas policisë, vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.
“I dyshuari, i lindur në vitin 1959 është arrestuar dhe po intervistohet në prani të avokatit. Vlera e substancës narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro në tregun kosovar, e gjithsej shuma sillet deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar rreshteri Reshat Murseli.
Sipas tij, lënda narkotike ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.