Aleksandar Arsenijeviq, lider i Demokracisë Serbe, është arrestuar në veri të Kosovës gjatë ditës së martë.
Sipas Policisë së Kosovës në veri, Arsenijeviq dhe një individ tjetër janë kapur për shkak të shpërndarjes së rendit dhe qetësisë publike.
Arsenijeviq kishte organizuar një protestë kundër vizitës së kryeministrit Albin Kurti, i cili në atë kohë ndodhej në një restorant në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.
Sipas raportimeve nga mediumi lokal “Kossev”, në qendër të qytetit janë vendosur forca të shtuara të Policisë së Kosovës.