Arrestohet rreshteri nga Peja që sulmoi zyrtaren policore

Është arrestuar një polic me gradën rreshter në Pejë, i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje ndaj një zyrtareje policore

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se të hënën është arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se, i njëjti, ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

“Informacionet e para, hetuesit e IPK-së, lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë, se një zyrtar policor me gradën e rreshterit, jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, ka njoftuar IPK.

Hetuesit e IPK-së, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika