Arrestohet serbi Dushan Neshiq në Jarinjë

Dushan Neshiq, i nacionalitetit serb është arrestuar në vendkalimin kufitar të Jarinjës bazuar në një urdhër gjyqësor për kërcënime, sipas Policisë së Kosovës

Pika kufitare në Jarinje.

Dushan Neshiq, me kombësi serbe, është arrestuar në Jarinjë – vendkalim kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, ka thënë Elshani.

Sipas tij, Neshiq është arrestuar në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika