Arrestohet shoferi i kamionit për aksidentin në Veternik

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit, i cili shkaktori aksidentin gjatë së premtës në Veternik të Prishtinës. Sipas njoftimit thuhet se tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Veternik.

“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor.

Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti është në hetime.














Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika