Arrestohet shoferi i veturës që goditi për vdekje 19-vjeçarin në Prishtinë

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se, pas vdekjes së 19-vjeçarit si pasojë e një aksidenti të ndodhur orët e para të së premtes, është arrestuar shoferi që dyshohet se kishte qenë duke drejtuar makinën dhe nga pakujdesia, kishte shkaktuar vdekjen e një 19-vjeçari

Ilustrim

Pas vdekjes së 19-vjeçarit si pasojë e një aksidenti të ndodhur orët e para të së premtes, është arrestuar i dyshuari.

I njëjti, dyshohet se kishte qenë duke drejtuar makinën dhe nga pakujdesia, kishte shkaktuar vdekjen e një 19- vjeçari të premten, rreth orës 01:19.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, theksohet se njëri nga këmbësorët kishte marrë lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar këmbësori tjetër i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.

Ndërsa, i dyshuari sipas raportit ka kërkuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajmin për aksidentin e së premtes e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura.

Një nga këmbësorët e përfshirë nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga aksidenti.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika