Është arrestuar shoferi i veturës që ka goditur këmbësoren në magjistralen Prishtinë-Pejë të shtunën e 15 tetorit.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44 vjeçar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për portalin Dukagjini.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Kroni i Mbretit”.
“Në ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore”.
“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”.
Vdes këmbësorja si pasojë e goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë