Arrestohet shtetasi i Shqipërisë që dhunoi një të mitur

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Kllokot, pasi i njëjti, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

Të hënën e 23 majit, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Kllokot, pasi i njëjti, dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

E njëjta, kishte lindur në spitalin e Gjilanit, ku fëmija dyshohet se ka ardhur në jetë si pasojë e veprës së lartcekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë pasi dyshohet se, i njëjti, ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi  viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit, fëmijën jashtëmartesor”, thuhet në raportin e policisë.

Këtë rast, për Portali D e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Po ashtu edhe Rabije Jakupi, nga departamenti për të mitur në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka thënë se në lidhje me këtë rast është duke e bërë kërkesën për paraburgim.

“Detaje tjera në lidhje me rastin nuk ka, pasi është në fazën fillestare dhe është një rast i ndjeshëm”, tha Jakupi.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika