Arrestohet shtetasi nigerian, po kërkohej me urdhërarrest nga Interpol

Njësia FAST-ILECU ka arritur të arrestojë shtetasin nigerian, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten është arrestuar në Gjilan një person, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpol, të lëshuar nga Shqipëria.

PK njofton se njësia FAST-ILECU ka arritur të arrestojë shtetasin nigerian të kërkuar, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Më pas, ai është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika