Arrestohet zv.sekretari i MMPH-së, një person i kërkuar, i lëshohet urdhër ndalimi për 6 banesa

Është arrestuar sot zëvendës sekretari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izedin Bytyqi. Sipas Prokurorisë Speciale ai është ndaluar për 48 orë ndërkaq në kërkim është edhe një person tjetër, N.H., pas bastisjeve që Policia me urdhër të Prokurorisë i ka kryer në disa lokacione, përfshirë objektin e Ministrisë që udhëhiqet nga Liburn Aliu. Gjatë aksionit, janë sekuestruar disa dëshmi ndërkaq sipas organeve të drejtësisë ata dyshohen për vepra penale të korrupsionit por që detaje tjera për rastin nuk janë dhënë.

Dy vetura të Policisë se Kosovës, tek objekti i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – 8 tetor 2024

Me dhjetëra dokumente e disa kompjuterë në cilësi të provave materiale po i marrin me vete hetues të Policisë së Kosovës nga një ministri e Qeverisë.

Herët në mëngjes, me urdhër të Prokurorisë Speciale nisën bastisjet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që udhëhiqet nga Liburn Aliu. 

Pos në objektin e Ministrisë hetuesit bastisen edhe disa lokacione, përfshirë vendbanimin e zëvendës sekretarit të këtij institucioni, Izedin Bytyqi.

Atë më pas Policia e solli në objektin e Minsitrisë e brenda qëndruan edhe afro dy orë të tjerë.

Pas kësaj, ai u largua i prangosur e i arrestuar nga Policia siç njoftoi ky institucion përmes një komunikate për media të përbashkët me Prokurorinë.

Por, një person tjetër institucionet nuk e gjetën dhe ai është në kërkim, ashtu siç Prokuroria tha se janë edhe persona tjerë që mund të jenë relevant gjatë hetimeve.

 “I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”. Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal,” njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Organet e drejtësisë njoftuan çka sekuestruan saktësisht si prova por gjithashtu edhe se është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

 “Një  (1) revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë  9 mm.Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme.Tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax,  një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax, Shtatëmbëdhjetë (17) USB.Tre (3) llaptop HP.Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.”

I gjithë aksioni i Policisë së Kosovës në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, zgjati afro 7 orë.

Kurse, ditë më parë në “Debat Plus”, ministri Liburn Aliu kishte mohuar se ndonjëherë është intervistuar nga hetues e prokurorë për çështjen e raportuar në media se ka pasur vjedhje milionëshe me borxhin borxhin e ambalazhuesve te ujit nga Ministria e Mjedsit..

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika