Arrestohet zyrtari policor i përfshirë në aksidentin në Qyshk

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pas përfshirjes së tij në një aksident rrugor në fshatin Qyshk të Pejës.

Sipas njoftimit të IPK-së, aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë. Zyrtari policor, i cili ndodhej jashtë detyrës dhe po drejtonte një automjet civil, u përplas me një këmbësore, e cila pësoi lëndime të rënda trupore.

“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore .

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika