Arrihet armëpushim në mes të Izraelit dhe Palestinës

Armëpushimi në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë ka hyrë në fuqi pas tre ditësh luftime që si pasojë e tyre mbeten të vdekur të paktën 43 persona

Njerëzit duke marrë pjesë në ceremoninë mortore të palestinezëve, të cilët humbën jetën në sulmet e Izraelit, në Rafah, Gaza më 07 gusht 2022

Militantët e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), kanë thënë se armëpushimi do të fillojë në orën 23:30 me orën lokale, pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti. Gjithashtu, edhe zyra e kryeministrit izraelit, Yair Lapid, e ka konfirmuar armëpushimin.

Lufta e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga konflikt 11-ditor që kishte ndodhur në maj të vitit 2021.

Ushtria izraelite ka sqaruar se filloi sulmin e fundit në Rripin e Gazës në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant. Ai pasoi ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të PIJ-së në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deri të dielën në mbrëmje, Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka thënë se 43 persona kanë humbur jetën ku prej tyre ishin 15 fëmijë, ndërsa më shumë se 300 persona kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë e Gazës e ka fajësuar “agresionin izraelit” për vdekjen dhe plagosjen palestinezëve.

Armëpushimi u ndërmjetësua nga Egjipti gjatë ditës, raporton BBC, ndërsa turma të mëdha ishin mbledhur të dielën e 7 gushit për funeralet e të vrarëve në sulmet në Rafah, në jug të territorit, duke përfshirë komandantin e lartë të PIJ-së Khaled Mansour – militantin e dytë të lartë që ka vdekur.

Demonstrata në mbështetje të Gazës janë mbajtur edhe në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Raportet për marrëveshjen e armëpushimit pasuan shqetësimet për situatën humanitare në Gaza, pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se spitalet kishin karburant të mjaftueshëm për të vënë në punë gjeneratorët edhe për dy ditë të tjera.

“Ne vlerësojmë përpjekjet egjiptiane që ishin bërë për t’i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë,” ka thënë zëdhënësi i Xhihadit Islamik, Tareq Selmi.

Ndërsa Izraeli kishte thënë se janë duke ruajtur të “të drejtën për t’u përgjigjur fuqishëm” nëse shkelet armëpushimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika