Njohja reciproke e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tashmë është marrëveshje e përfunduar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me reciprocitetin e lejeve të drejtimit nga ana e Ministrisë së Arabisë Saudite.
Kjo marrëveshje, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të hyjë në fuqi 30 ditë pas mbylljes së procedurave.
Me arritjen e këtij reciprociteti, qytetarëve vizitorë dhe turistë do t’u mundësohet lirshëm përdorimi i patentë shoferit në të dyja vendet.