Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Egjipti kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim në Gazën jugore që synon të koordinohet me rihapjen e kalimit kufitar Rafah.
Këtë lajm e raportojnë dy burime të sigurisë egjiptiane, të cilat janë cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Agjencia Reuters ka bërë të ditur se ky armëpushim pritet të nisë në orën 06:00 GMT.
Po ashtu, raportohet se kufiri Rafah, i cili është nën kontrollin e Egjiptit, do të hapet në të njëjtën kohë me fillimin e armëpushimit.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka konfirmime zyrtare që vërtetojnë hapjen e këtij kalimi kufitar, raporton BBC.
Kjo marrëveshje vjen në kontekstin e tensioneve të ashpra që kanë tronditur rajonin, duke përfshirë shpërthimet dhe sulmet në Gazë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se është e paqartë nëse dhe për sa kohë do t’u lejohet njerëzve të kalojnë tranzit në vendkalimin jugor.
“Nëse e vlerësoni si të sigurt, mund të dëshironi të afroheni më pranë pikës kufitare Rafah – mund të ketë shumë pak njoftim nëse kalimi hapet dhe mund të hapet vetëm për një kohë të kufizuar”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Zyrtarët po punojnë për “opsionet e mundshme për nisje” për amerikanët në Gaza.
Cili është vendkalimi Rafah?
Kufiri i Egjiptit me Rafah është rruga e vetme e daljes së Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli.
Tani është e vetmja rrugë e mundshme për të dalë nga Gaza pasi Izraeli bllokoi të gjitha daljet e tjera.
Vendkalimi shtrihet në jug të Gazës në kufi me gadishullin Sinai të Egjiptit, një rajon shkretëtirë pak i populluar. Qytetet në të dy anët e kufirit njihen si Rafah.
Egjipti kishte kufizuar rreptësisht hapjen e vendkalimit pasi marrëdhëniet midis Hamasit dhe Egjiptit janë tensionuar keq.
Sulmet e fundit ajrore izraelite kanë goditur gjithashtu pikën kufitare, sipas raportimeve të mediave gjatë javës së kaluar.