Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë

Nënkryetarja e Prishtinës, njëherë edhe ushtruese e detyrës së Drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku dhe kyetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Nënkryetarja e Prishtinës, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku, ka njoftuar se janë pajtuar që pagat të rriten dhe që greva e punëtorëve teknikë në shkolla të Prishtinës të ndërpritet.

Ajo, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me të cilin kanë diskutuar rreth kërkesës për rritje pagash.

“Dëshiroj të konfirmoj se jemi pajtuar që pagat të rriten dhe që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke mundësuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të pastër për nxënësit e kryeqytetit”, ka shkruar ajo.

Më 5 shkurt, punëtorët teknikë në shkolla të Prishtinës kishin nisur grevën, duke vendosur që të mos kthehen në punë me pagat aktuale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika