Kanë mbërritur në ambientet e Qeverisë së Kosovës pesë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë, të cilët do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Dinamizimi i procesit të dialogut – si po shihen vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë?