Arrijnë në Gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Këtë të hënë pritet të nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet shqyrtimi fillestar.

Naim Murseli, dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, tashmë kanë arritur në gjykatë nën masat e rrepta të sigurisë.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Murseli, Kokalla dhe Plava gjenden në paraburgim, ndërkaq personit të katërt i është ndërprerë kjo masë dhe po mbrohet në liri. Ai ishte arrestuar më 9 dhjetor nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika