Arrijnë në Kosovë pjesëtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim që ishin në Turqi

Të enjten kanë arritur nga Turqia në Kosovë pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilët ishin atje për të ndihmuar vendin pas tërmetit vdekjeprurës

Pjestarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim

Kanë arritur të enjten e 16 shkurtit në Kosovë 6 pjesëtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilët ishin angazhuar në ofrimin e ndihmës në Hatay në Turqi, pas tërmetit që la mijëra të vdekur.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës Turke në Prishtinë.

Heronjtë kanë ndihmuar në shpëtimin e jetës së njerëzve në Turqi, kanë kërkuar nën rrënoja të mbijetuarit.

Në aeroport në Prishtinë ata u priten nga familjarët dhe nga ambasadori Tunç Angılı dhe pjesëtarët e ambasadës.

Pritja e pjestarëve në Kosovë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika