Të evakuuarit e parë nga rrënojat e fabrikës së çelikut, Azovstal të Mariupolit, kanë arritur sot, në Zaporizhzhia të Ukrainës, e cila u bë një arritje mjaftë shpresëdhënëse për ukrainasit pas disa ditë përpjekjesh të padobishme.
Teknikët komunalë, mjekët dhe organizatat e ndryshme humanitare në qytetin e Zaporizhzhya, kanë qenë në pritje të mbërritjes së të civilëve të parë, të cilët kanë qenë të bllokuar prej dy muajsh në fabrikën e çelikut Azovstal, këtë e ka bërë të ditur CNN.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bashkërenduan evakuimin së bashku me Ukrainën dhe Rusinë.
Qyteti juglindor i Ukrainës po përdoret si një qendër strehimi për shumë njerëz, që janë zhvendosur brenda vendit në vend, pasi ka qenë relativisht i sigurt deri më tani.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bashkërenduan evakuimin së bashku me Ukrainën dhe Rusinë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte konfirmuar se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi”, të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol të Ukrainës, po ashtu, edhe Kryqi i Kuq.
Më shumë se 100 civilë nga uzina pritej të mbërrinin në Zaporizhzhia, rreth 200 kilometra veriperëndim të Mariupolit, të hënën, këtë e kishte deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Evacuation of civilians from Azovstal began. The 1st group of about 100 people is already heading to the controlled area. Tomorrow we’ll meet them in Zaporizhzhia. Grateful to our team! Now they, together with #UN, are working on the evacuation of other civilians from the plant.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 1, 2022
Evakuimi, doli të jetë i suksesshëm, e që ky përfaqëson një përparim të rrallë në lehtësimin e kostos njerëzore të luftës pothuajse 10-javore, e cila ka shkaktuar vuajtje të veçanta në Mariupol. Pasi, përpjekjet e mëparshme për të hapur korridoret e sigurta nga qyteti i Detit Azov dhe vende të tjera kishin dështuar.
Që nga fillimi i luftës, qindra njerëz kanë mbërritur çdo ditë në qendrën e pritjes së refugjatëve në Zaporizhzhya, e cila është ngritur në parkingun e një qendre tregtare me një tendë ushqimi dhe një spital të ndihmës së parë.
Evakuimi i banorëve të Mariupolit dhe fabrikës së çelikut Azovstal, ku qindra civilë mbeten të rrethuar dhe të bllokuar, vazhdoi të hënën, nën kujdesin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq.
Ndryshe, Rusia pas evakuimit të civilëve ka vazhduar bombardimet duke shkaktuar dëme materiale.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë rritur mbështetjen e tyre ushtarake për Kievin, me udhëtimin e befasishëm të fundjavës në kryeqytetin ukrainas nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, dhe ligjvënësit demokratë, ky u bë sinjali më i fundit i mbështetjes në rritje perëndimore.
Duke folur me gazetarët të dielën në një konferencë shtypi në Rzeszow, Poloni, Pelosi ka thënë se diskutimet e saj me Zelensky u përqëndruan rreth sigurisë, ndihmës humanitare dhe ekonomike, dhe përfundimisht rindërtimit të Ukrainës.
“Ne ishim krenarë që i përcollëm atij një mesazh uniteti nga Kongresi i SHBA. Një mesazh vlerësimi nga populli amerikan për udhëheqjen e tij dhe admirimi për popullin e Ukrainës për guximin e tyre. Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën derisa të fitohet fitorja dhe ne qëndrojmë me NATO-n”, ka thënë ajo, shkruan CNN përcjell RTV Dukagjini.
Ndërsa, Zonja e Parë Jill Biden do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki këtë javë për të vizituar refugjatët nga pushtimi rus i Ukrainës, si dhe për t’u takuar me personelin ushtarak amerikan të vendosur në Evropën Lindore.
Gjithashtu, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy kishte zhvilluar një bisedë telefonike më 24 prill me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan.
Zelenskyy, këtë bisedë e kishte cilësuar të rëndësishme sepse ishte diskutuar nevoja për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli dhe duke përfshirë ngujimin në Azovstal, për të bërë shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara.
Luftëtarët e fundit të Mariupol-it kanë mbetur të ngujuar në fabrikën e çelikut