Arrin në 30 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit në Pakistan

Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit nuk janë të rralla. Nga aksidenti i fundit deri tani janë shënuar 30 viktima gjersa ekipet e shpëtimit po përpiqen të çlirojnë njerëzit nga rrënojat

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në Pakistanin jugor, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.

Disa vagona të “Hazara Express” u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km nga qyteti më i madh Karaçi.

Pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalet aty pranë gjersa ekipet e shpëtimit po përpiqen të çlirojnë njerëzit nga rrënojat.

Siç raporton BBC, aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit nuk janë të rralla.

Ministri i Hekurudhave Saad Rafiq tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.

Një zëdhënës i hekurudhave në Karaçi tha se të paktën tetë vagonë ​​dolën jashtë binarëve.

Nga ana tjetër, një emergjencë është shpallur në spitalet kryesore në Nawabshah dhe rrethet fqinje të Sindh.

Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra.

Midis 2013 dhe 2019, 150 njerëz vdiqën në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika