Arrin në shtatë numri i të vrarëve në një sinagogë në Jeruzalem

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se afro shtatë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalem

Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jerusalemin Lindor. Ndërkaq, të paktën tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Incidenti ndodhi në lagjen “Neve Yaakov” të qytetit rreth orës 20:15.

Policia e përshkroi sulmuesin si “terrorist” dhe shtoi se ai ishte “neutralizuar”.

Mediat lokale e identifikuan atë si një palestinez nga Jeruzalemi Lindor.

Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”, shkruan BBC.

Adhuruesit izraelitë ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në vendbanimin hebre dhe po largoheshin kur personi i armatosur hapi zjarr. Policia ka theksuar se më pas oficerët e kanë qëlluar për vdekje.

Ekipet e mjekësisë ligjore po hetojnë një makinë të bardhë që duket se drejtohej nga personi i armatosur.

Grupet militante palestineze vlerësuan sulmin, por nuk thanë se një nga anëtarët e tyre ishte përgjegjës.

Sulmi u festua nga palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës me mitingje dhe shpërndarje ëmbëlsirash.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika