Arrin ngarkesa e parë e grurit nga Ukraina në Afrikë

Të martën e 30 gushtit, për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë kanë arritur 23 mijë tonë metrikë grurë nga Ukraina në Afrikë. Kjo ngarkesë do të përdoret për të mbështetur reagimin humanitar në këtë rajon

FotoIlustrim

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka konfirmuar se për herë të parë, që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka arritur ngarkesa e parë e grurit nga Ukraina në Afrikë.

“Ne jemi ankoruar zyrtarisht! Anija e parë që transporton grurë ukrainas që nga shkurti sapo ka mbërritur në Xhibuti. Tani, le ta shkarkojmë këtë grurë dhe të kalojmë në Etiopi,” shkroi në Twitter të martën drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.

Pas 14 ditësh në det, ngarkesa prej 23 mijë tonë metrikë grurë mbërriti në MV Brave Commander në Bririn e Afrikës dhe do të përdoret për të mbështetur reagimin humanitar të WFP në rajon, ku mbi 20 milionë njerëz përballen me urinë.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara tha se njerëzit në të gjithë Etiopinë, Keninë dhe Somalinë përballen me uri të rëndë, ndërsa Briri i Afrikës përjeton disa nga kushtet më të thata që janë parë në dekada, raporton CNN.

Sipas OKB-së, thatësira në Etiopi është më e keqja në 40 vjet për Etiopinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika