Arsenali barazon me Southamptonin

Arsenali ka regjistruar barazimin e tretë radhazi në Premierligë, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët vetës në garën për titullin e kampionit

Arsenali ka barazuar me Southamptonin, me rezultat 3-3 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Alcaraz, në minutën e 1’. Golin e dytë për Southamptonin e realizoi Theo Walcott, në minutën e 14’.

Arsenali u mundua të kthehej në lojë me golin e Gabriel Martinellit, në minutën e 20’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Duje Caleta-Car e shënoi golin e tretë për Southamptonin, në minutën e 66’.

Arsenali u kthye në lojë në fund duke e barazuar rezultatin. Fillmisht Martin Odegaard, në minutën e 88’, teksa Saka, në minutën e 91’.

Topçinjtë pas barazimit janë në vendin e parë me 74 pikë, pas 32 ndeshjeve, me katër pikë më shumë se City, që është në pozitën e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në xhiron tjetër, Arsenali do të përballet me Cityn në Etihat, të mërkuren duke filluar nga ora 21:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika