Arsenali e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke triumfuar në Superkupën e Anglisë

Skuadra e Arsenalit e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi kundër Manchester City-t. Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Wembley" dhe përfundoi me barazim 1-1 në kohën e rregullt. Golat e kohës së rregullt u shënuan nga Cole Palmer për Manchester City dhe Leandro Trossard për Arsenalin. Pas kohës së rregullt, ndeshja u detyrua të shkojë në penallti për të vendosur fituesin, ku Arsenali fitoi 4-1 në penallti

Lojtarët e Arsenalit festojnë pasi fituan penalltinë gjatë ndeshjes së FA Community Shield midis Manchester City kundër Arsenalit në stadiumin Wembley më 06 gusht 2023 në Londër, Angli. (Foto nga Mike Hewitt/Getty Images)

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sot në ndeshjen finale ndaj Manchester City.

Arsenali është fitues i trofeut të Community Shield për vitin 2023, pasi fitoi përballë Manchester Cityt në stadiumin “Wembley” pas ekzekutimit të penalltive, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll baras (1-1).

Cole Palmer kaloi fillimisht “Qytetarët” në epërsi me një gol të bukur të shënuar në minutën e 70-të, i cili u asistua me kokë nga Kevin De Bruyne dhe goditi nga brenda zonës.

Dy raste tjera të mira për kampionin anglez i patën në vijim Phil Foden dhe Rodri, por në të dyja raste intervenoi Ramsdale.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Leandro Trossard që shënoi në fundin e saj, 90+11′, i barazoi shifrat për ta dërguar ndeshjen në penallti.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan futbollistët e Arsenalit që e fituan për të 17-të herë trofeun e FA Community Shield (që në të kaluarën është quajtur edhe FA Charity Shield), derisa Manchester City e ka fituar gjashtë herë. “Topçinjtë” u treguan më të saktë në ekzekutimin e penalltive, ku fituan me rezultatin 4:1.

Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieira shënuan nga pika e 11 metërshit.

Te Man City shënoi vetëm Silva, kurse De Bruyne dhe Rodri dështuan. Belgu goditi shtyllën, kurse goditja e spanjollit u prit nga Ramsdale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika