Arsenali rikthen Wilshere në radhët e veta

Pas paraqitjes së tij të parë për ekipin e parë të Arsenalit në 2008, anglezi rikthehet si trajneri i U18

Jack Wilshere
Jack Wilshere

Jack Wilshere ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist mirëpo, ai do të kthehet në Arsenal si trajner kryesor i U18.

Ish-mesfushori i Arsenalit po tërhiqet në moshën 30-vjeçare, pas një karriere plot premtime, por me dëmtime fatkeqe.

Pavarësisht kësaj, Wilshere gëzoi një karrierë të mirë, duke bërë 197 paraqitje për Arsenalin dhe 34 për Anglinë, duke fituar edhe dy Kupa “FA” gjatë rrugës.

Duke u bashkuar në vetëm nëntë vjeç, Wilshere u ngrit në rangun e Hale End, duke bërë përfundimisht paraqitjen e tij të parë për ekipin e parë të Arsenalit në 2008.

Ai ishte vetëm 16 vjeç dhe u bë debutuesi më i ri i Arsenalit në ligë.

Në vitin 2018, Wilshere u largua në West Ham, por dëmtimet e rrënuan kohën e tij atje.

Ndërkaq, ai u bashkua me Bournemouth në vitin 2021, por u largua pas gjashtë muajsh.

Periudha e tij gjashtëmujore në skuadrën daneze, “Aarhus” shërbeu si periudha e fundit e karrierës së tij profesionale.

Wilshere u foli fansave të tij në një deklaratë:

“Sot po njoftoj tërheqjen time nga futbolli profesionist.Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm i mbushur me kaq shumë momente të pabesueshme dhe ndihem i privilegjuar që kam përjetuar gjithçka që kam bërë gjatë karrierës sime”, ka shkruar ai, gjersa ka theksuar se “Unë e kam jetuar ëndrrën”.

Sa i përket asaj që do të ndodhë më pas, sipas të besuarit David Ornstein, Wilshere do të kthehet në Arsenal si trajner kryesor i U18, transmetojnë mediumet ndërkombëtare.

Anglezi ndihmoi trajnerin e ekipit përkohësisht në janar dhe është vendosur të marrë punën e plotë tani.

Tifozët e Arsenalit do të jenë të kënaqur të shohin heroin e tyre përsëri në klub në atë që është një rikthim i shumëkërkuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika