Arsim Thaqi do të jetë trajner i ri i ekipit futbollistik të Kosovës, FC Drita.
Ai e nënshkroi kontratën me klubin gjilanas për një vit e gjysmë.
“FC DRITA, zyrtarisht, ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi, për një kontratë 1 vjet e gjysmë. Trajneri, Arsim Thaqi, së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën”, thuhet në njoftimin e ekipit futbollistik.
Sipas njoftimit, në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi fillon fazën përgatitore.