Artea Bajri ka qenë e ftuar në “Drive on D” në Radio Dukagjin dhe ka folur më shumë rreth këngës së saj të fundit, e cila titullohet Hustler’s Game.
Ajo ka treguar se kënga është inspirim nga gjeneratat e reja, me anë të së cilës paraqet mënyrën e qasjes së shoqërisë sonë ndaj virtualitetit.
“Kënga përshkruan personat që janë të inspiruar dhe vetë motivuar, gjithashtu me anë të saj kam synuar ikjen nga diskriminimet që kemi pasur”, ka thënë ajo.
Tutje Bajri ka treguar se deri në pranverën e vitit të ardhshëm do të sjellë një projekt të ri, që është më ndryshe nga ky i fundit.
“Deri në pranverën tjetër ka me pas diçka të re, është diçka më ndryshe dhe shpresoj që ka me ju pëlqy, është bashkëpunim me vetën”, ka deklaruar ajo.
E pyetur se ku e gjen inspirimin për realizimin e këngëve, Bajri tregoi se bazohet në ndodhitë dhe situatat që i ndodhin në përditshmëri.
Bajri njëashtu ka bërë të ditur se është edhe videoeditore, punë kjo të cilën e bën që tri vite.