Artet marciale futen në programet trajnuese dhe arsimore në FSK

Artet marciale gjatë këtij viti do të integrohen në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Xhudos kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, synimi i të cilit është integrimi i arteve marciale në programet trajnuese të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përmes këtij programi, pos që investohet në përgatitjen e oficerëve e ushtarakëve, angazhohen edhe xhudistët kosovarë në institucione të sigurisë.

Po ashtu, ky qëllim është krahas programit “Kosova, shtet i xhudos’’ i cili do të fillojë të zbatohet këtë viti, si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik.

“Qëllimi i këtij koncepti është në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësohen ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve”, thuhet ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika