Arti mesjetar në Muzeun metropolitan të artit

Histori magjepsëse dhe mitike të mesjetës

Në qytetin e New York-ut, në muzeun metropolitan të artit në të cilin gjenden ekspozita të shumta, aty po ashtu tregohen edhe shumë histori magjepsëse dhe mitike të mesjetës.

Udhërrëfyesja e lartë në muzeun metropolitan të artit, Cecilia Zhou, ka treguar në rrjete sociale historinë mitike të një-brirëshit, duke e mbuluar fytyrën e saj me makijazh që ta demonstrojë më mirë.

“Unë jam studente e historisë së artit në Harvard, si dhe një nga udhëzueset e studentëve të familjes Ho në Muzetë e Artit, dhe unë jam shumë e emocionuar që u ftova përsëri nga “The Met” për të prodhuar një tjetër tutorial grimi të frymëzuar nga arti”.

”Pamja që shihni në fytyrën time bazohet në një nga figurat në “The Hunters Enter the Ëoods”, që daton rreth fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Kjo vepër është pjesë e një grupi që së bashku përshkruajnë gjuetinë e një njëbrirëshi. Dihet pak për këtë lloj arti. Dhe unë do të mundohem që të ju tregojë sa më shumë detaje,” tha Cecilia Zhou.

Zhou shprehet se ky art që bëhet, është tejet i vështirë, pasi koncentrimi dhe fokusi duhet të jetë në nivel.

“Pamja e sotme bazohet në përshkrimin e figurës interesante të njëbrirëshit. Gjatë gjithë kësaj video, do të përpiqem të prezantoj këtë vepër, të tregoj një mënyrë të të menduarit për atë që tregon dhe të ju ofrojmë gjithë artdashësve një shans për t’u përfshirë më nga afër”.

”Unë mendoj se akti i rikrijimit të një vepre arti, e ndihmon syrin të shohë më shumë dhe të shohë më mirë dhe shpresoj që pas shikimit të kësaj videoje do të jeni të prirur të praktikoni edhe vetë këtë lloj arti.”

Ajo është munduar që atë se çfarë e ka parë në tapiceri ta paraqesë në fytyrën e saj, gjithashtu fokusohet edhe tek detajet por pjesa më e vështirë për të kanë qenë vetullat.

“Do të përpiqem të përshkruaj në detaje atë që shoh në tapiceri dhe si do ta bëj të mundur që  ta rikrijoj atë në fytyrën time. Mund të befasojë disa shikues të ditëve moderne kur mësojnë këtë, megjithëse kjo temë mund të duket një vepër e imagjinatës së plotë, shumë aspekte të kësaj sixhadeje në fakt janë shumë afër realitetit”.

”Në mesjetë, brirët e njëbrirëshit mendohej se kishin veti të fuqishme kuruese, duke përfshirë aftësinë për të pastruar ujin. Siç thashë, look-u i sotëm i grimit do të bazohet në gjuetarin bjonde në skajin e majtë të tapicerisë. Unë kam aplikuar tashmë një shtresë të hollë të bojës së bardhë të fytyrës jashtë kamerës për të imituar ngjyrën e tij të zbehtë”.

Ajo tutje ka thënë se ”unë do të vazhdoj të bëj vetullat e tij, të cilat natyrisht duken shumë të ndryshme nga të miat. Vetullat e tij janë bjonde të errëta dhe të përbëra nga vija të shkurtra paralele . Dhe, ja pra ky grim tregon një lloj arti mesjetar. Nuk e di nëse ja kam dalë mirë. Po shpresoj që edhe ju ta aplikoni dhe ta provoni”.

Makijazhi në fytyrën e saj duket si një pyll që bashkon të njohurën me fantastiken, ku e nxit edhe imagjinatën për të ngjizur peisazhin ekzotik në të cilin mund të banonte një krijesë e mrekullueshme si njëbrirëshi.

Udhërrëfyesja e muzeut metropolitan të artit ka treguar se për të paraqitur këtë lloj arti do mundohet që të ketë udhëtime sa më shumë që ta shfaq edhe para artdashësëve të tjerë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika