Artistët shqiptarë përkrahin marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka gjetur përkrahjen edhe të dy artistëve të njohur shqiptarë si Don Xhoni dhe Mozzik

Platforma “Liria ka emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për drejtësi, të quajtur “Marshojmë për drejtësi”, i cili është në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, do të mbahet të dielën e 2 prillit nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky marsh po gjen përkrahje nga shumë njerëz, në mesin e tyre edhe figura publike. Së fundmi, në mesin e tyre janë reperët e njohur si Don Xhoni e Mozzik.

Reperi Don Xhoni përmes një postimi ka shpërndarë njoftimin e marshit që do të mbahet gjatë kësaj të diele.

Derisa të njëjtin veprim e ka bërë dhe reperi tjetër Mozzik, i cili përmes një postimi ka shpërndarë njoftimin e marshit “Marshojmë për Drejtësi” duke shtuar se “edhe unë jam aty”.

Këtë marsh e kanë përkrahur edhe shumë këngëtarë të tjerë si Melinda Ademi, Asim Gashi Leonora Jakupi, Ermal Fejzullahu, Yll Limani, Shyhrete Behluli etj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika