Artisti i ri nga Prishtina, Akil Dashevci, ftohet në ngjarje prestigjioze ndërkombëtare

Akil Dashevci, një artist i ri 18-vjeçar nga Prishtina, ka sfiduar disleksinë dhe disgrafinë për të ndërtuar një karrierë premtuese në artin pamor. Deri më tani, ai ka mbajtur shtatë ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive ndërkombëtare, si dhe në ankande bamirësie.

Së fundmi, Dashevci ka marrë një ftesë prestigjioze nga “PAKS Gallery” dhe “MAMAG Museum” për të ekspozuar veprat e tij në disa prej ngjarjeve më të mëdha artistike botërore, përfshirë Festivalin e Filmit në Kanë, Art Basel Week dhe Carrousel du Louvre.

“Kuratorët tanë kanë parë veprat tuaja të artit dhe i sheh ato shumë mbresëlënëse” thuhet në ftesën e dërguar nga organizatorët, duke vlerësuar talentin dhe stilin e tij artistik. Pjesëmarrja e tij në këto evente të rëndësishme vjen si një dëshmi e vlerësimit të punës së tij dhe përkushtimit në fushën e artit.

Me këto ekspozita, Dashevci pritet të prezantojë punimet e tij përpara një audience ndërkombëtare dhe koleksionistësh të njohur të artit./ KultPlus.com

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika