Artisti nga Kosova, Freskim Rama i këndon Kosovës në “American Idol”

I njohur me emrin artistik si "Kim", artisti nga Kosova, Freskim Rama në "American Idol" ka mahnitur jurinë e këtij audicioni. Ai ka diskutuar për Kosovën, gjersa nuk hezitoi të këndoi dhe njërën nga këngët e njohura shqiptare

Artsiti Freskim Rama, i njohur me emrin artistik "Kim"

Fresnik Rama është artisti i radhës që po e dëshmon se në Kosovë ka shumë artistë të talentuar.

Ai që njihet me emrin artistik si “Kim”, ka marrë pjesë në audicionet e “American Idol”, i cili është spektakli më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e talenteve të reja.

Artisti 25-vjeçar, filloi audicionin me këngën “Heal” të artsitit Tom Odell, ndërsa e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën. Ai u pëlqye shumë nga juria e përbërë prej artistëve të ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e juristë së “American Idol”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika