Peter Brook është regjisor anglz i filmit dhe teatrit, i cili fillimisht punoi në Teatrin e Repertorit të Birminghamit, pastaj në Shtëpinë e Operës Mbretërore.
Brooke ka punuar në prodhimin e parë filmik anglez në vitin 1964 nga dramatologu vendor Peter Weiss.
Gjatë karrierës së tij artistike, Brooke ripërcaktoi mënyrën se si mendohej për teatrin. Regjisori i filmit dhe teatrit këtë e arriti me produksionet e tij në kompaninë teatrore “Royal Shakespeare” të Stratford-it, pastaj në “Bouffes du Nord”.
“Bouffes de Nord” ishte sallë e muzikës parisiene, në të cilën Brooke zhvilloi veprimtarinë për më shumë se 30 vjet.
Brooke u tregua profesionist edhe në zonat rurule të Afrikës. Aktorët e Brooke kanë improvizuar shfaqje edhe në skena të mëdha e modeste të vizituara nga ansambli i tij.
Veprimtaria e Peter Brooke që u karakterizua si e paraqitur me “hollësimin” e dramës deri në thelbin e saj është mbështetur nga shumë krijues të tjerë për zhveshjen e teatrit nga teprica.