DJ artistja, Learta Lila me nofkën Lilac në emisionin “Drive on D” në Radio Dukagjini ka shpalosur detaje nga performancat e saj dhe rutinën si artiste.
Për eksperiencën se si është të jesh DJ në një shoqëri ku shumë pak vajza bëjnë muzikë, Lila është shprehur se ka qenë një senzacion kur ka hyrë për herë të parë të punojë si DJ.
Lilac ka thënë se më shumë e gjen veten në zhanrin për performancë si “organic melodic dhe vocal house”.
“E përfaqësoj muzikën me karakterin tim”, ka vijuar ndër të tjera Lilac.
Sa i përket seteve muzikore, ajo ka thënë se gjithmonë tenton të qëndrojë në hap me kohën.
“Gëzohem shumë kur njerëzit e pëlqejnë shijën e muzikës që performohet, kur vërehet reagimi i audiencës”.
Ajo si mesazh për ata që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin si DJ, e sidomos për vajza ka thënë se fillimi është i vështirë për të gjithë, por që është një eksperiencë e mrekullueshme.
“Dëshiroj të motivoj njerëzit, veçanërisht vajzat, fillimi është pak i vështirë, por është mirë të sfidohet vetja në çdo zhanër, pa u ndikuar nga askush, duke qenë vetvetja”.
Sipas saj, me kohën edhe bëhet rutinë të jesh duke performuar para njerëzve sepse gjithçka vjen spontanisht.
Radio Dukagjini ju informon se setet e Lilac me tinguj të jashtëzakonshëm mund të dëgjohen çdo të mërkurë duke filluar nga ora 20:00.