Artistja nga Prishtina kërcënohet për pikturimin e Kurtit dhe Vuçiqit duke u puthur

Artistja nga Prishtina, Ermira Murati, ka marrë kërcënime me vdekje për pikturën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alekdander Vuçiq, duke u përqafuar dhe duke puthur njëri-tjetrin në buzë

Artistja Ermira Murati qëndron pranë pikturës së saj të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq duke i dhënë njëri-tjetrit një puthje në buzë, në një galeri arti, në Prishtinë, Kosovë, 25 shkurt 2023

Derisa liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar takimin e tyre për të negociuar një marrëveshje paqeje, një artiste e re nga Prishtina ka të ngjarë të vazhdojë të marrë kërcënime për një pikturë që shfaqë liderët e të dy vendeve duke u puthur.

Piktura e Ermira Muratit, e cila është 3 metra e gjatë, tregon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin në buzë me sy mbyllur.

“Unë e shoh marrëdhënien e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, ne po shohim të njëjtin shfaqje”, ka thënë Murati, i njohur si Vajza Portokalli, për Reuters, duke paraqitur pikturën e saj, e cila tregon të dy liderët me kostume të zeza pas një sfondi të ndritshëm portokalli.

“Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se rinia jonë e do paqen më shumë se çdo gjë tjetër”, ka thënë tutje ajo.

Kurti dhe Vuçiq janë në Bruksel ku pritet të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e armiqësive prej dekadave.

Siç  ka raportuar Reuters, nëse dy shtetet nuk arrijnë një marrëveshje, do të përballen me izolim ndërkombëtar dhe më pak ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Artistja Ermira Murati qëndron pranë pikturës së saj të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq duke i dhënë njëri-tjetrit një puthje në buzë, në një galeri arti, në Prishtinë, Kosovë.

“Historia regjistron puthje nga momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton edhe puthjet e vëllazërisë dhe madje edhe tradhtinë. A do të jetë kjo një prej tyre?”, ka shkruar Murati në llogaritë e saj në rrjetet sociale teksa zbuloi pikturën e saj më 17 shkurt, kur Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

Mijëra në rrjetet sociale postuan komente për pikturën e Muratit, ku shumica përdorën gjuhë urrejtjeje dhe disa madje kërcënuan me vdekje.

“Ti meriton një plumb,” ishte shprehur një komentues.

Murati, e lindur një vit pas përfundimit të luftës në vitin 1999, njihet për thyerjen e tabuve me punën e saj artistike.

Ajo gjithashtu mori kërcënime vitin e kaluar kur realizoi një pikturë të ngjashme që tregonte dy burra të veshur me kostume popullore shqiptare duke u puthur në buzë si një gjest mbështetjeje për komunitetin gay në Kosovë, ku shoqëria e fortë konservatore ende heziton të pranojë homoseksualët.

Murati ka thënë se piktura e re kishte një mesazh thjesht politik dhe se ajo ishte mësuar të merrte kërcënime, dhe në të vërtetë, se çdo reagim negativ ishte ende duke ndezur një diskutim mbi këtë temë.

“Kjo nuk po më pengon. Në momentin që ata reagojnë ashtu siç po bëjnë, atëherë e kuptoj që mesazhi ka shkuar në vendin e duhur. Kjo po krijon një debat”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika