Përveç me pezullim të pagës, gjyqtarët e prokurorët serbë që dhanë dorëheqje një muaj më parë, do të mund të përballen edhe me procedura të tjera disiplinore, në rast se vendosin të kthehen sërish në vendin e tyre të punës.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë thënë se deri më tash vetëm një punonjës ka kërkuar të kthehet në punë, por që rasti i tij duhet të trajtohet. Nga ky Këshill kanë treguar se janë ende në procedurë të shqyrtimit të dorëheqjeve.
“Deri më tani, kanë ofruar dorëheqje 144 të punësuar prej tyre: 25 gjyqtarë dhe 119 të punësuar të tjerë. KGJK është në proces të shqyrtimit të dorëheqjeve”, thuhet në përgjigjen e Këshilli Gjyqësor të Kosovës.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, e degët e saj mbetën pa gjyqtarë e punonjës administrate, pas dorëheqjeve të tyre, si shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë për targa.
Derisa, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kanë dhënë dorëheqje 10 prokurorë e 22 punëtorë të tjerë, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje nëse kanë pasur ndonjë kërkesë që ndonjë nga punonjësit të kthehen në punë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon zgjidhje për situatën e krijuar, por që secili gjyqtar e prokuror që dha dorëheqje duhet të jap përgjegjësi.
“Deri në momentin kur nuk pranohen ose nuk miratohen dorëheqjet e tyre në KGJK e KPK, gjyqtarët e prokurorët mund të kthehen në vendet e tyre të punës, por pastaj sigurisht që varet nga KGJK, e KPK për të inicuar priocedura disiplinore për të gjithë të njëjtit, për shkeljen e Kodit të Etikës shkeljeve profesionale, apo shkelje të tjera që mund të jenë kryer me rastin e doreheqjeve dhe me rastin e pjesmarres se tyre coftë nëpër pjesmarrje në tubime politike”, ka thënë Ehat Miftaraj, nga IKD.
Miftaraj thotë se është e pakuptimtë që Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarr ndonjë masë për gjendjen e krijuar në sistemin e drejtësisë, në komunat veriore.
“Për IKD është e pakuptimtë heshtja e partenerëve ndërkombëtar, me theks të vecantë të Bashkimit Evropian ne Kosovë, por edhe në Bruksel, me vetë faktin se BE dhe partnerët ndërkombëtar kanë investuar jashtëzakonisht shumë për të arritur një marrveshje për integrimin e serbëve të Kosovës, në institucione të Kosovës, dorëheqjet e tyre largimet e tyre pa asnjë pasojë nga Brukseli, lë njëfar mënyre interpretime apo përceptime të ndryshme”, ka deklaruar ai.
Përveç punëtorëve të Gjykatave e Prokurorisë, vendin e punës e lëshuan edhe mbi 500 zyrtarë serb të Policisë së Kosovë.