As pohim e as mohim nga Policia për sekuestrimin e sirenave të alarmit në veri

Policia e Kosovës as nuk e ka pohuar e as mohuar lidhur me raportimin e sekuestrimit të sirenave të alarmit në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës as nuk e ka pohuar e as mohuar lidhur me raportimin e sekuestrimit të sirenave të alarmit në Mitrovicën e Veriut.

“As nuk e mohojmë, as nuk e pohojmë një gjë të tillë”, ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ugljanin:  Sekuestrohen alarmet e sigurisë në veri

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, Nedzad Ugljanin, e ka pohuar sekuestrimin e alarmeve të sigurisë në veri.

“Në bazë të informatave dhe bisedimeve me banorë të pjesës veriore, po janë sekuestruar alarmet”, kështu ka deklaruar Ugljanin.

Ndryshe, sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika