As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la në arrest shtëpiak?

Po vazhdon ende të jetë në pikëpytje nëse Enver Sekiraqa është larguar nga Kosova ose jo. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk kanë ndonjë informacion të ri sa i përketë këtij rasti. Ndërkohë deputetët e pushtetit gishtin e fajita e lënë tek sistemi gjyqësor për cka sipas tyre krejt kjo ngjarje nuk ka ndodhur rastësisht

Enver Sekiraqa

As të dielën Policia e Kosovës nuk ka arritur që të gjejë gjurmët se ku mund të jetë arratisur, Enver Sekiraqa.

Kështu kanë thënë për Dukagjinin nga Policia të cilët kanë rekomanduar që të referohet komunikata e lëshuar para gati më shumë se 24 orë më parë.

Ndërkohë që më 3 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Vendimi për të u morrë në mungesë të tij, të avokatës së tij dhe në mungesë të prokurorit të rastit.

Por se a janë këto raste të vecanta dhe si trajtohen nga sistemi drejtësisë, ka treguar avokatja Fehmie Gashi.

Fehmije Gashi-Bytyqi-Avokae shtoi se “ Ndryshimi I kodit të procedurës penale e ka fut në mënyrë të vecant edhe gjykimin në munges por e specifikon se detyrimisht I pandehuri të marr pjesë në seancën fillestare  dhe pastaj mund të mbahet në munges të tij dhe kjo e ka arsyetu vendimin e Gjykatës që kjo të bëhet pa prani të tij dhe jo vetëm të tij”.

Avokatët dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë presin hapa konkret nga mekanizmat përkatës, pasi që sipas tyre Sekiraqa është dashur që të përcillej nga Policia e Kosovës.

“ Në parim Gjykata ka diskrecionin për ndrrimin e masave për sigurimin e të pandehurit në procedur,  se a është vendosur në parim më kodin e  procedurës dhe brenda diskrecionit të Gjykatës po besoj do të verifikohet nga mekanizmat e sigurisë pa e cenuar parimin e diskrecionit nga Gjykata”,  tha Valdet Hoxha- Ish-kryeshefit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Ndërkohë kryetari i komisionit parlamentar për Legjislacion, deputeti I VV-së, Adnan Rrustemi, ka drejtuar gishtin e fajita për këtë rast tek gjyqësori, për cka ka thënë se krejt kjo nuk është e rastësishme.

https://www.facebook.com/adnanrrustemi15/posts/pfbid02eUkQD1dPjr5KuWd69s6CE4HH5RBKGpaKAvMGhxpnjuptKP32zMXZ3EuaBhfTH8cRl

Enver Sekiraqa I dënuar për nxitjen e vrasjes së policit Trium Riz, kishte qenë në arrati 5 vjet para se t’i dorëzohej organeve të drejtësisë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika